Si pasojë e shpejtësisë me të cilën kalojnë makinat në aksin rrugor Hot i Ri – Postribë, jeta e banorëve të zonës apo edhe e kalimtarëve të rastësishëm është në rrezik. Kjo rrugë, gati 5 km e gjatë, është kthyer jo pak herë në burim aksidentesh.

Banorët që jetojnë në këtë zonë thonë se kanë frikë të kalojnë në këtë rrugë, kryesisht gjatë natës ku mungon ndriçimi ndërsa kërkojnë që në këtë zonë të ketë një patrullë të përhershme policie.

Gjatë viteve, kjo zonë nuk është monitoruar nga policia apo institucionet përgjegjëse. Banorët disa herë kanë bërë apel për kontrolle të vazhdueshme të policisë rrugore në mënyrë që te shmangin qarkullimin me shpejtësi të automjeteve, por deri tani një gjë e tillë nuk është marrë parasysh.

Mbrëmjen e kaluar, si shkak i errësirës dhe lëvizjes me shpejtësi jashtë normave të lejuara një shtetas 28 vjeçar humbi jetën në këtë aks rrugor, që cilësohet si më të frikshmit në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKODËR, PRANGA 37-VJEÇARIT PËR SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI
Artikulli tjetërSHKODËR, HUMB JETËN NGA AKSIDENTI 28 VJEÇARI