Eshte e vendosur tashme.

Te gjithe hotelet dhe restorantet te cilat punojne me gaz per gatim apo ngrohje jane te detyruar te sigurohen. Lajmi eshte bere i ditur nga drejtori i kompanise Sigal ne shkoder Fatmir Lishi, i cili thote se zanafilla e ketij vendimi lidhet me rastin tragjik te shperthimit ne Velipoje gjate ketij sezoni.

Te dhenat nga kompanite e sigurimeve thone se po shqyrtohet nje amendament i cili parashikon siguracion te detyruar te banesave te cilat jane te rrezikuara nga fatkqesite natyrore si termetet dhe permbytjet. Drejtuesi i sigal ne Shkoder Fatmir Lishi tregon se nje gje e tille do ishte ne interes edhe te qytetareve dhe bizneset e perfshira nga permbytjet te cilet jane realisht te rrezikuara cka e ka deshmuar dhe eksperienca.

Po ashtu edhe shteti limiton kostot e demshperblimeve. I pyetur sa i takon kostos se sigurimit te baneses, jetes dhe automjetit ai tha se eshte nje shifer e arsyeshme. Ndersa kerkohet qe ceshtja e sigurimeve te mos projektohet me fushata sic ndodhi pas rastit te Velipojes, por te shihet me seriozitet si nje nder shtyllat qe mban ne kembe ekonomine e nje shteti.

Artikulli paraprakDRITËHIJET E BIBLIOTEKËS FRANÇESKANE
Artikulli tjetërPANUÇI RIKTHEN “REBELËT” NË KOMBËTARE