Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar si shumë të rëndësishme marrëveshjen e sotme në SHBA për normalizim ekonomik.

Sipas Hotit, kjo marrëveshje çon një hap më pranë asaj marrëveshjeje përfundimtare që do të përmbyllet me njohje reciproke.

Më tej kryeministri thekson se kjo nuk është marrëveshja finale Kosovë- Serbi, si dhe zbulon se me Vuçiçin është diskutuar edhe në SHBA për marrëveshje politike.

”Jemi një hap më pranë një marrëveshjeje politike. Kjo nuk është marrëveshje finale, por është marrëveshje shumë e rëndësishme. Me Vuçiçin kemo diskutuar edhe për një marrëveshje politike. Bisedimet do të vijojnë në Bruksel. Për të diskutuar për njohjen dhe marrëveshjen përfundimtare.”- tha Hoti per VOA.

Artikulli paraprak‘’FALEMINDERIT TRUMP’’, THAÇI ‘BEKON’ MARRËVESHJEN: KOSOVA TANI TË PUNOJË PËR T’U ANËTARËSUAR NË ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE DHE NJOHJE TË REJA
Artikulli tjetërMARRËVESHJA NË SHBA/ ISH- MINISTRI I PD: PREMISA PËR SUKSESIN E DIALOGUT TË NESËRM NË BRUKSEL, PËR NJOHJE TË KOSOVËS