Një elektricist ka humbur jetën ditën e sotme në Fier pasi e ka zënë korrenti teksa ishte duke punuar.

Sipas informacioneve policore: Rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Sabri V., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Kurjan, duke punuar në një shtyllë elektrike e ka zënë korrenti. Për pasojë shtetasi ka gjetur vdekjen e menjëhershme, njofton Policia. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore e procedurale.

Ndërkohë sipas informacioneve të para, Sabri V. hipi në shtyllë për të rregulluar një defekt që erdhi për shkak të reshjeve. Dyshohet gjithashtu se edhe reshjet e shiut kanë ndikuar që elektricistin ta zinte korrenti.

Artikulli paraprakSHPETOHEN BABE E BIR NE BARDHAJ,ISHIN TE IZOLUAR NE UJIN E KIRIT
Artikulli tjetërPO MONTONTE ASHENSORIN BIE NGA LARTËSIA, VDES 28-VJEÇARI