Pavarësisht humbjes përballë Francës 2:0, kombëtarja shqiptare është ende në lojë për të kaluar fazën e grupeve.

  Nga gjashtë grupet e këtij Europiani, katër vendet e treta më të mira do të kualifikohen për në fazën e 1/8-ave.   Një fitore e kuqezinjve përballë Rumanisë të dielën në orën 21:00, do të rriste maksimalisht shanset për të prekur fazën e ndeshjeve me eliminim direkt.   Kualifikimi është ende i hapur. Kuqezinjtë kanë zero pikë pas dy ndeshjeve me Zvicrën dhe Francën, me një golavarazh 0:3.  Shqipëria u mund 2-0 nga Franca në “Velodrome”, një ndeshje dramatike për kuqezinjtë të cilët bën një pjesë të parë perfekte, por që në të dytën për shkak të presionit të madh të vendasve treguan shenja lodhjeje duke i lënë shumë hapësira yjeve francez të cilët shënuan 2 herë në minutat shtesë.

Artikulli paraprakDHUNA NDAJ GRAVE, BYLO: 252 RASTE ZYRTARE NË 3 VITE
Artikulli tjetërRAMA LETËR KOMBËTARES: NA BËTË KRENAR DHE ME KOKËN LART