Gjatë ditës së sotme, në lagjen Shuto Orizare të Shkupit, dy fëmijë të mitur të moshës tre dhe një vjeçare, kanë humbur jetën nga një zjarr që ka përfshirë shtëpinë e tyre.

Sipas mediave maqedonase, zjarri shpejtë është përhapur edhe në disa shtëpi tjera. Katër prej tyre janë djegur.

MPB ka sqaruar se zjarri ka rënë fillimisht në një shtëpi në rrugën “Brsajçka buna”, ku shtëpia është djegur krejtësisht dhe në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrëfikësit.

Artikulli paraprakSHBA-JA VENDOS SANKSIONE SHTESË NDAJ IRANIT
Artikulli tjetërTRE NDESHJE YJESH PËR TË MBLEDHUR PARA PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI