BEN SHALOM BOXXER BAD BLOOD FIGHT WEEK THE O2 LONDON 31/03/2024 FABIO WARDLEY V FRAZER CLARKE PIC LAWRENCE LUSTIG/BOXXER (PICS FREE FOR EDITORIAL USE ONLY) WELTERWEIGHT CONTEST FLORIAN MARKU V CHRIS KONGO

Florian Marku ka regjistruar në natën e të dielës humbjen e tij të parë të karrierës në boksin profesionist. Boksieri u mund në “O2 Arena” në Londër nga britaniku Kris Kongo, në atë që ishte ndeshja e 15-të për Markun. Një humbje me vendim unanim nga gjyqtarët në sallë, që la pak vend për diskutime, e që padyshim nuk është përjetuar mirë nga boksieri shqiptar, aq më shumë përballë një publiku që kishte mbushur sallën me flamujt kuqezi në mbështetje të tij.

Marku nuk u prononcua pas kësaj ndeshje, ndërsa fituesi Kris Kongo, zbuloi se shqiptari kishte qenë pak i inatosur pas duelit. Ai shpjegoi se pas vendimit, kishte shkuar t’i fliste Markut, për t’i kujtuar se edhe ai vinte te ky duel pas një humbje dhe që atëherë kishte punuar në palestër.

“Shkova t’i flisja. i thashë ‘duel i mirë, vazhdo në palestër’. Por ai m’u kthye dhe më tha ‘mos më trego mua çfarë të bëj’. Nuk e kuptova pse, sepse i fola për sportivitet. Ajo është gjëja që bëra unë për t’u kthyer nga një humbje. Por duket ai nuk e priti mirë”, tha Kongo pas duelit për bashkëbisedimin me boksierin shqiptar.

Artikulli paraprakPËRGATITJET PËR 2 PRILLIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërSEKRETARI I DASH, BLINKEN NIS TURIN NË EVROPË