Humbja e PD ne zgjejdhjet e 11 shtatorit ne Diber ka bere qe te shtohen zerat kunder liderit Lulzim Basha. Eduard Selami ka deklauar se duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar për Bashën

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike mesditën e kësaj të mërkure, është shoqëruar me debate të forta. Shkak është bërë humbja e thellë e opozitës në bashkinë e Dibrës. Deputeti Eduard Selami ka kërkuar shpjegime nga Lulzim Basha, se pse ai mori si aleatë në këto zgjedhje, kundërshtarët e ish-kryetarit të PD, Sali Berisha. Selami i referohet kryetarit të AKZ, Kreshnik Spahiu, i cili ka qenë një nga kundërshtarët më agresivë të Berishës, ndërsa mazhoranca e asaj kohe e shkarkoi atë nga posti i nënkryetarit të KLD. “Duhet bërë një analizë e pastër e humbjes. Pse duheshin aleatë ata që kanë qenë kundër PD së Berishës. Zgjedhjet në Dibër, për gabimet tona”, u shpreh Selami. Sipas tij, jo çdo disfatë elektorale duhet të justifikohet me blerjen e votave nga kundërshtari. Edhe Majlinda Bregu nuk kurseu kritikat për lidershipin demokrat. Sipas saj, largimi i Berishës ka lënë boshllëqe, të cilat ende nuk janë mbyllur. Debatet në mbledhjen e grupit të PD Eduard Selami: Z.Kryetar, duhet analizuar me hollësi humbja e zgjedhjeve në Dibër. Kemi humbur prej gabimeve tona. Lulzim Basha: Rezultati i zgjedhjeve padyshim që do të analizohet. Ne do të analizojmë çdo detaj që solli këtë rezultat. Majlinda Bregu: Duhet të flasim hapur me njëri-tjetrin. Të flasim hapur se jemi në konfuzion total. A dini z.Kryetar që degët tona janë në bjerrje totale? Eduard Selami: Kërkoj mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të diskutuar lidershipin e PD. Janë katër humbje radhazi dhe nuk është bërë asnjë analizë. Nuk mund të shpjegohen humbjet vetëm me blerjen e votave. Majlinda Bregu: E dija boshllëkun që do të linte ikja e Berishës. Majlinda Bregu: Nuk mund të vendosësh aleanca pa u diskutuar. Nuk mund të presim të na shkelë syrin LSI, as të na bëjë fushata Kreshniku. Unë nuk do pres fundin për të folur. Do doja shumë ta kuptoje këtë. Po s’e kuptove nuk është problemi im. Roland Keta: Shefi i organizimit në PD është arrogant. Duhet të largohet. Majlinda Bregu: Nuk mund t’i largohemi përgjegjësive. Roland Keta: Eno Bozdo është arrogant me strukturat. Arben Imami: Nuk erdha në fushate se kisha bindjen qe po nuk veprohej drejt. Majlinda Bregu: Si ka mundësi që nuk shtuam asnjë votë. Dhe i mori të gjitha Rama. Si ka mundësi që gjithë ai përqendrim atje nuk shtoi një votë. Nuk bëhet dasma me krushq. Krushqit përcillen me gëzim. Do vazhdojmë të themi na vranë, na vodhën. Ky është fatalizëm. Dhe jo shprese. Në 2015-ën na shmangët nga fushata vendore. Kam shkuar vetë në Dibër dhe na hoqët nga lajmi. Si dikur Mehmet Shehun. Kjo parti fitoi në 2005-ën Kur vendosi të fitonte luftën me vetveten.

Artikulli paraprakGJYKATA E APELIT SHKODER,5 VITE BURG ISH SHEFIT TE ANTITERRORIT
Artikulli tjetërQEVERIA VENDIM PER GOMAT E PERDORURA