Nga një janari ka hyrë në fuqi paketa e re fiskale. Për herë të parë është vendosur një akcizë prej 8 lekësh për litër për gazin e lëngshëm që përdoret për automjetet. Përdoruesit e tjerë janeë të përjashtuar,

ndërkohë që ccdo subjekt që tregton gaz të lëngshëm për automjetet do t’i nënshtrohet akcizës pavarësisht datës kur e ka importuar mallin. Akciza është me ulje për duhanin e prodhuar në vend, nga 4400 lekë për kilogram në 2500 lekë për kilogram. Këtë vit do rritet numri i automjeteve që paguajnë taksën e luksit. Me paketen e re tarifës do t’i nënshtrohen mjetet me fuqi motorrike mbi 3 mijë kubike dhe me vlerë mbi 5 milionë lekë, nga 7 milion që ishte. Ndërkohë ulje taksash përfiton industria e fasonit. Tarifat doganore për lëndët e para të kësaj industrie shkojnë në 0 nga 2 deri në 15% qe ishin. Kjo bëhet për të nxitur edhe më shumë industrinë vendase të tekstileve. Po ashtu për mineralet metalore që përpunohen në vend, renta përgjysmohet nga 6 për qind që është aktualisht në 3 për qind.

Artikulli paraprakBOTA I THOTE LAMTUMIRE VITIT PLAK ME SPEKTAKEL FISHEKZJARRESH
Artikulli tjetërSHQIPERI – ITALI, SEKUESTROHEN 400 KG KANABIS