Elseid Hysaj nuk ka ndërmend që të lëviz nga Napoli, teksa të kaltrit po mendojnë që t’i ofrojnë një kontratë të re.

“La Gazetta Dello Sport”, raporton se Napoli pritet të rinovojë me mbrojtësin shkodran deri në vitin 2021, ashtu si me Insinjen, ndërkohë që do të përmirësohet edhe aspekti financiar. Detaje të tjera nuk bëhen të ditura, por qëndrimi i Hysajt te Napoli është i sigurt, të paktën deri në momentin që do të vijë ndonjë ofertë e çmendur.

Artikulli paraprak“TE JESH AKTIV, PA BARRIERA”
Artikulli tjetërZYRTARE, BUNDESLIGA NIS MË 26 GUSHT, JA SFIDAT E JAVËS SË PARË