Futbollisti i Vllaznisë Arlind Kalaja ka firmosur një kontratë profesioniste me kompaninë e futbollit ku bën pjesë Gëzim Hysaj, babai i lojtarit të Napolit në Itali Elsaid Hysaj.

Kalaja ka bërë edhe një provë më përpara në Pescara dhe menaxheri i tij tashmë thotë se është pëlqyer nga skuadra italiane por ende nuk ka firmosur dhe duhet pritur fundi i sezonit nëse do të ndodh një gjë e tillë. Menaxhri Hysaj shprehet se për shqiptarët që janë nën 18-vjeç është thuajse e pamundur që të jenë pjesë e ekipeve italiane të futbollit. Futbollisti i Vllaznisë Arlind Kalaja ka kaluar me sukses provën në Itali me Pescarën si dhe po bën një paraqitje të mirë edhe në ndeshjet me kuqeblutë duke qenë kështu në vëmendjen e skuadrës italiane dhe në merkaton e verës ka një mundësi të mirë në rast se arrihet marrëveshja me Pescarën.

Artikulli paraprakEDMOND PANARITI DHE VOLTANA ADEMI REPLIKOJË PËR PËRMBYTJET
Artikulli tjetërADEMI – RADOVANIT : SA PARA JANË INVESTUAR PËR ARGJINATURA ?!