I akuzuar për vrasje dhe trafik të madh droge, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga polici greke. Ai akuzohet se është përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës dhe i dyshuar për një vrasje në Shqipëri, raportojnë sot mediat lokale. Operacioni është kryer në banesën e tij. Po ashtu thuhet se shqiptari, pjesë e një grupi kriminal që kryen trafik drogë nga Shqipëria në Greqi, kishte detyrë marrjen dhe transportimin e sasive të drogës nga kufiri i gjelbër greko-shqiptar me qellim magazinimin e tyre në banesën e tij Athinë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u gjetën 3 kg 862 gram marijuanë, 1 pistoletë me krehër, 1 thikë dhe 1 peshore.

Artikulli paraprakRAMA-BASHA DETAJOJNË MARRËVESHJEN
Artikulli tjetërI KAPET 400.000 € KOKAINË, ARRESTOHET SHQIPTARI TRAFIKANT DROGE