Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini është marrë në pyetje nga Prokuroria e Kavajës për abuzim me pronat në bregdet. Burimet konfirmuan se organi i akuzës ka nisur një hetim për tetë persona, mes tyre edhe kryebashkiaku Nuredini.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka vendosur bllokimin e pasaportës si dhe detyrim paraqitje për kryebashkiakun. Për shtatë zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Rrogozhinës, Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për 4 persona dhe një arrest shtëpiak – ndërkohë që mbeten në burg dy zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie.

Beqir Nuredini u zgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinë si përfaqësues i PDIU, nën siglën e koalicionit ASHE në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Artikulli paraprakTRAFIKU I DROGËS, QENDËR E PËRBASHKËT PËR SHKËMBIM INFORMACIONI ME ITALINË
Artikulli tjetërDROGË E BRAKTISUR NË BRIGJET E BRINDIZIT, DYSHOHET SE KA ARDHUR NGA SHQIPERIA