Policia e Tiranës ka arrestuar 18-vjeçarin, i cili drejtonte makinën ku humbën jetën dy adoleshente.

Sipas policisë, i riu Françesk Shabau arrestua për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Sipas policisë ai ishte në gjendje të dehur dhe pa patentë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi më datë 09.11.2019, rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën shtetaset Denada Tarja, 17 vjeçe, dhe Suada Serjani 17 vjeçe, ndërsa kanë mbetur të dëmtuar vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”. Drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymëmarrje ishte 0.17 mg/l.”
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBASHA: DËSHTIMI ME INTEGRIMIN EUROPIAN S’MUND TË ZËVENDËSOHET NGA PROPAGANDA KUNDER EUROPES
Artikulli tjetërRAMA: MENDOJ DHE PUNOJ PËR INTERESAT E SHQIPËRISË E TË KOSOVËS, DUHET TË BËJMË GJËRA ME ZGJUARSI