I dënuari u la me pranga në spital, Avokati i Popullit kërkon hetime

Avokati i Popullit ka denoncuar një rast torture ndaj një qytetari të arrestuar dhe ndaluar në njësitë policore. Bëhet fjalë për shtatesin F.B. i dënuar për veprën penale të “Falsifikimit” me dy vjet heqje lirie. Avokati i Popullit thotë se për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, i dënuari është transferuar në ambientet e QSUT në masa sigurie. Gjithsesi, sipas ankesës nga vetë i dënuari si dhe nga konstatimet e bëra nga ekspertët e zyrës së Avokatit të Popullit, i dënuari është mbajtur i lidhur me pranga në krevatin ku vuan sëmundjen, pavarësisht pranisë së punonjësve të policisë. Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe dëshmive të oficerëve shoqërues të policisë, është arritur në përfundimin se kjo sjellje ndaj të dënuarit është kryer në zbatim të një urdhëri nga ana e Nënkomisarit të Policisë, A.D. i cili edhe pse është ftuar të vijë për të dhënë shpjegime në Institucionin e Avokatit të Popullit, e ka injoruar këtë. “Mbajtja e lidhur me pranga e të dënuarve që marrin shërbim shëndetësor konsiderohet një sjellje çnjerezore dhe element torture si dhe është i përjashtuar shprehimisht nga Manuali i “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin & Sigurimi e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”. Gjithashtu theksojmë se në disa raste edhe Komiteti i Parandalimit tё Torturёs (KPT) tё Kёshillit tё Europёs ёshtё shprehur se praktika e mbajtjes sё prangosur nё spital e personave tё burgosur ёshtё njё akt degradues ndaj individёve dhe duhet zëvëndёsuar me masa tё tjera alternative sigurie”. Për këtë arsye, Institucioni i Avokatit të Popullit ka rekomanduar fillimin e hetimeve penale në ngarkim të punonjësit të policisë N/Komisar A.D. për veprën penale të “Torturës”, parashikuar nga neni 86 i K.Penal, të ndryshuar. Gjithashtu, Avokati i Popullit kërkon marrjen e masave të menjëhershme për respektimin e të drejtave themelore kushtesuese të shtetasit F.B., duke i hequr prangat dhe mos mbajtjen e tij të lidhur pas krevatit gjatë kurimin në QSUT “Nënë Tereza” Tiranë. Marrjen e masave të menjëhershme për njohjen e punonjësve të Policisë së Shtetit me Manualin e “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin & Sigurimi e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”, miratuar me Urdhrin nr. 736, datë 27.09.2011 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Përgjithësimin e këtij rasti me qëllim që të mos përsëritem më raste të tilla të shkeljes së të drejtave themelore të shtetasve nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit. Analizimin e këtij rasti dhe nëse rezultojnë përgjegjësi administrative marrjen e masave përkatëse

Artikulli paraprakSOLLËN KOKAINË NGA KOLUMBIA, PRANGA PËR NJË GREK E TRE SHQIPTARË
Artikulli tjetërBIE NGA SHKALLA, DËMTOHET RËNDË PUNËTORI SHQIPTAR