Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Evia të Greqisë, i dyti brenda disa orëve.

Sipas mediave greke, shqiptari ka qenë duke punuar dhe u rrëzua nga lartësia.

Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije, ndërkohë mësohet se, 43-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijentonte plagëve të marra.

Punëtori 43-vjeçar është shqiptari i dytë që humb jetën në Greqi brenda disa orëve.

Gjatë paradites së djeshme, në Fthiotida të Greqisë, humbi jetën një tjetër shtetas shqiptar, i cili gjithashtu ra nga një lartësi.

Artikulli paraprakBILD NXJERR PËRGJIME TË REJA: GJIKNURI BISEDON ME IMER LALËN PËR BLERJE VOTASH
Artikulli tjetërPO LYENTE BALLKONIN, 42-VJEÇARI RRËZOHET NGA KATI I DYTË I PALLATIT