E pyetur nëse gjobat u falën se ishin antikushtetuese, Ministrja Elisa Spiropali tha se kjo ishte një shenjë vlerësimi për mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve, por edhe se qeveria plotësoi pikërisht atë vakuum ligjor që i jep të drejtë qeverisë të vendos masat e nevojshme kur cenohet jeta.

“Nuk i falëm gjobat se ishin antikushtetuese, por se besojmë që qytetarët kanë bërë një punë shumë të mirë dhe kanë bërë durim të madh, kanë qenë mirëkuptues dhe kanë zbatuar rregullat. Donim të jepnim një shenjë që në këtë rast gjobat nuk ishin të nevojshme sepse qytetarët u bindën dhe respektuan masat. Kjo nuk sjell abuzim të tyre më pas pasi ndryshuam kodin penal për të plotësuar një vakuum për të na dhenë të drejtë ligjore për masat që merren”, tha Spiropali.

Artikulli paraprakHISTORIA , LINDI DITËN E LULEVE E PO JETON PËR LULE
Artikulli tjetërSHËNDETI – 06.05.2020