I ftohti bllokon jetën kulturore, anulohet shfaqja “Pasardhësi” në Teatrin Kombëtar

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë mbarë vendin, kanë bllokuar edhe jetën kulturore në Tiranë. Në Teatrin Kombëtar është anuluar shfaqja “Pasardhësi” e parashikuar për t’u vënë sonte në skenë në orën 19.00. Por për shkak të të ftohtit të mungesës së kushteve në teatër, shfaqja është shtyrë për në shkurt, ndërsa data nuk është përcaktuar ende. “Pasardhësi” me regji të maqedonasit Slobodan Unkovski është vepër e shkrimtarit Ismail Kadare. Kjo shfaqje sjell në kujtesë historinë e Shqipërisë, historinë e re dhe kujtesën për një të shkuar të afërme. Por kupola komuniste e Shqipërisë, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu nuk do të mund të portretizohen në skenën e TKK për shkak të mungesës së kushteve.

Artikulli paraprakSHQIPTARIT I VËNË EKSPLOZIV NË MAKINË.DYSHOHET HAKMARRJE
Artikulli tjetërAKULLI NË RRUGË SHKAKTON AKSIDENT, VDES NJERI SHOFER