Arrestohet një shtetas në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me tendenca kriminale, Specialistët e seksionit të Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Dede Marnaçaj ,51 vjeç, banues në Fshatin Rranza, Vau-Dejës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, sepse në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale 500 fishekësh luftarak të modeleve të ndryshme, 3 granada difensive, 18 ndezësa granatash, një kuti e pahapur ndezësash granatash. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” parashikuar nga neni 278, të Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHESHELI SOT NË KOSOVË, SELIMI: NËSE KALON KUFIRIN, E ARRESTOJMË
Artikulli tjetërJA KUR DO TË KËNDOJË ENEDA TARIFA, HIDHET SHORTEU I EUROVIZION