Policia e Devollit ka ndaluar një përson Devoll pasi po drejtonte makinen në gjendje të dehur. Në njoftimin e policisë thuht se: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: G.Ka, 53 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 19.02.2018, në Bilisht ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mercedes-Benz” me targë 04-330-BA. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakHETIMET PËR TIRANË – ELBASAN, DO TË PYETET EDHE SOKOL DERVISHAJ
Artikulli tjetërLINJA E SEKSIT, ARRESTOHEN 2 E SHPALLEN NË KËRKIM 7 TË TJERË