Pesë turistë kosovarë që kënduan këngë për UÇK-në dhe nënvlerësuan policinë malazezë mbrëmjen e së mërkurës në Ulqin, janë ndaluar të hyjnë në vend për 6 muaj dhe janë gjobitur me 360 euro secili.

Një burim për Zërin e Amerikës tha se ndaj të rinjve kosovarë janë ngritur akuza për shkelje të ligjit për prishje të rendit dhe qetësisë publike për shkak se kënduan me zë të lartë këngë për UÇK-në dhe në momentin e ndërhyrjes së policisë bërtitën ‘Ua policia’.

Të njëjtat burime thanë për Zërin e Amerikës se të rinjtë u gjobitën me nga 360 euro secili.
“5 të rinjve u është mohuar qëndrimi në Malin e Zi për gjysmë viti,”-tha burimi, i cili nuk konfirmoni nëse kosovarët ishin larguar apo jo nga Mali i Zi.

Sipas Antena M gjatë seancës gjyqësore të rinjtë pretenduan se ishin nën ndikimin e alkoolit.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKËT DYFISHUAN LEJET, NË GJASHTË MUAJ 335 MLN EURO INVESTIME
Artikulli tjetërATENTATI NË TIRANË: NDAJ ISH-POLICIT U QËLLUA ME DY KALLASHNIKOVË, TË REJA PËR MAKINËN E AUTORËVE