I kërkuari për trafik droge dhe prostitucioni nga Italia kapet në Shqiperi

 

I kërkuari për trafik droge nga Italia kapet në Durrës, i gjendet dhe armë. Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Durim Keci, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Gjatë arrestimit të tij në flagrancë iu gjet dhe një armë zjarri pa leje në automjet. Arrestimi i Kecit është bërë nga drejtoria e krimit te organizuar në policinë e Durrësit. Durim Keci është dënuar me 9 vjet burg nga drejtësia italiane për veprat penale trafik droge, trafik prostitucioni dhe armembajtje pa leje. Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.

Artikulli paraprakSPANJA, 5 DITË KOHË KATALONJËS,MË PAS NDËRHYN QEVERIA QENDRORE
Artikulli tjetër“VJESHTË 2017” ARRESTON 2 PËRSONA NË KËRKIM