Prej 4 muajsh, shtetasit Vinçens Hila nga fshati Barbullush i Njësisë Administrative Bushat i është ndërprerë pagesa e invaliditetit, pavarësisht se vuan nga një paralizë e pashërueshme që nga vitet ’80.

Komisioni vlerësues në qytetin e Shkodrës nuk i kanë dhënë të drejtën e pagesës, megjithatë mjekët e kanë drejtuar në Kempin Epror në Tiranë. Hila e ka dërguar dokumentacionin e nevojshëm që nga muaji gusht, por deri tashmë nuk është thirrur për t’u rishqyrtuar kërkesa. Vinçens Hila vuan nga një sëmundje e pashërueshme, e cila e mban të paralizuar në të dyja këmbët. Ai jeton i vetëm pa asnjë ndihmë nga shteti, ndërkohë që shkëputja e pagesës së invaliditetit e ka penalizuar që të sigurojë edhe kushtet minimale të jetesës.

Artikulli paraprakSHKOLLAT, MBETET PROBLEM EMIGRIMI I NXËNËSVE
Artikulli tjetërFSHATI BLERAN, I HARRUAR NGA INSTANCAT VENDORE