Një i ri është arrestuar nga policia spanjolle pasi akuzohet për bastisjes e 50 dhomave të hoteleve në pikat më të nxehta turistike gjatë sezonit.

Në pranga ka përfunduar një 24 vjeçar shqiptar, i cili sipas “Sun”, ka grabitur laptopë, telefona celularë si dhe sende të tjera të pushuesve që ishin jashtë në Majorca, Barcelonë dhe Ibiza.

I riu ka përdorur karta të rreme elektronike për të hapur dyert e dhomave të hoteleve. Javën e kaluar, stafi në një hotel në Magaluf kapi një njeri në vendin e krimit, por ai arriti të largohej pas një lufte me punëtorët e hotelit.

Kjo ishte vjedhja që çoi në identifikimin e hajdutit që kishte kryer dhjetëra grabitje. Zyrtarët shpejt e kuptuan se dikush kishte përdorur një çelës të rremë për të hyrë në dhoma, gjë që nuk u zbulua nga punëtorët e hotelit. Ai është akuzuar për 50 vjedhje, por hetimi është ende në vazhdim.

Artikulli paraprakRENZI: LOMBARDIA DHE VENETO NUK KRAHASOHEN ME KATALONJËN
Artikulli tjetërOBLIGIMET E KOSOVËS NDAJ TË AKUZUARVE NGA GJYKATA SPECIALE