Një 21-vjeçar shqiptar me banim në komunën Mozzecane të Italisë ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Marengo a Goito”, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Media lokale “La Voce di Mantova” shkruan se viktima është me origjinë shqiptare, por pa bërë të ditur identitetin e tij. Ndërsa “Corriere della Sera” shkruan se viktima është me iniciale L.F..

I riu ishte nën drejtimin e një makine tip “Peugeot 206” me targë “DA 012 DX” duke shkuar në punë, në një firmë në komunën Goito, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit në një pjesë të drejtë rruge. Makina përfundoi në fushën anë rrugës para se të rrotullohej disa herë.

Një hetim ka nisur nga autoritet italiane lidhur me ngjarjen.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET MAKINA E POLICISË, 2 EFEKTIVË TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërTRAFIK KOKAINE DHE ARMË, DËNOHET BANDA SHQIPTARE NË FINLANDË