Forcat ukrainase që po vijojnë ende të mbrojnë qytetin port të rrethuar të Mariupolit, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të mbrojtur deri në fund qytetin. Kështu ka pretenduar kryeministri i vendit, Denys Shmyhal.

Në një intervistë, Shmyhal tha se afati i Rusisë që forcat ukrainase në Mariupol të dorëzoheshin deri të dielën ishte injoruar.

“Qyteti ende nuk ka rënë,” tha ai. “Ka ende forcat tona ushtarake, ushtarët tanë, kështu që ata do të luftojnë deri në fund. Dhe për momentin, ata janë ende në Mariupol,” tha ai për rrjetin amerikan, ABC.

Ushtria ruse thotë se kontrollon pothuajse të gjithë Mariupolin, ndërsa Batalioni Azov i Ukrainës është ende duke qëndruar në Azovstal, një fabrikë e madhe çeliku me pamje nga deti Azov.

Artikulli paraprakPFIZER-BIONTECH: DOZA E TRETË E VAKSINËS MUND TË RRISË MË SHUMË IMUNITETIN
Artikulli tjetërRËNIA E KRERËVE NË BLEGTORI ÇON NË REKORD IMPORTET E MISHIT ME 2021