Ka tentuar të kalojë në doganën e Morinës por është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për probleme me drejtësinë ne Gjermani si i akuzuar për trafikim të drogave.

Një shtetas nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane është arrestuar nga policia e Kukësit në Morinë. Arrestimi provizor i Kastriot Rashani, 28 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin e Gjermanise.

Në njoftimin e policisë për rastin thuhet se: “Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018, ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman”

.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Artikulli paraprakBIE NË KONTAKT MË KORENTIN VDES 35 VJEÇARI
Artikulli tjetërSHQIPTARI NË GJERMANI MERR PENG ISH-GRUAN ME VAJZËN E MITUR, ARRESTOHET