Një sasi lekësh që i kishte sjellë babai nga Greqia, është bërë shkak që banesa e Holdi Hajdarit në Yzberisht të grabitet. Por grabitja ka përfunduar në përleshje me thika, ku Holdi Hajdari ka humbur jetë në spital

Grabitja brenda një banese në Yzberisht ka përfunduar me një të vdekur. Holdi Hajdari është qëlluar me thikë dhe ka ndërruar jetë në spital. 25-vjeçari me inicialet M.S ka grabitur dhe më pas ka qëlluar me thikë Holdi Hajdarin, i cili ka ndërruar jetë në spital, duke mos i mbijetuar plagëve.

Eshtë futur brenda banesës ku ndodhi tragjedia, ku shenjat e konfliktit me thika duken qartë. Gjaku është i shpërndarë në dysheme, ndërsa pranë dhomës ku ka ndodhur sherri është një thikë, por edhe një portofol i boshatisur.

Brenda portofolit dyshohet se kishte një sasi të konsiderueshme lekësh dhe që autori i kësaj ngjarje 25-vjeçari M.S ishte në dijeni prandaj ka kryer grabitjen. Autori i kësaj ngjarje kishte dijeni që Holdi Hajdarit i kishte dërguar një sasi lekësh babai nga Greqia dhe për këtë ka organizuar grabitjen.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se Holdi Hajdari, por edhe personi që e vrau atë ishin përdorues droge. Kjo vërtetohet edhe nga shiringat që janë brenda banesës.

Pasi e ka qëlluar me thikë Holdi Hajdrin, autori i ngjarjes është larguar në këtë rrugicë. Ndërkohë Hajdari i plagosur ka dalë në rrugë duke bërtitur dhe kërkuar ndihmë.

Banorët e zonës thonë se dëgjuan të riun duke iu kërkuar të lajmërojnë ambulancën dhe se ai ka qëndruar 30 minuta i shtrirë në tokë, në pritje të mjekëve. ‘Mund të ishte ora 10:30, dëgjova një zhurmë, por mendova se ishte ndonjë kalimtar dhe mendova se mos ishte ndonjë i pirë’ tha njëri nga fqinjët.

Në rrugën pranë banesës ku ndodhi përleshja dallohen shenjat e gjakut, të Holdi Hajdarit, i cili ka dalë në rrugën “Bego Hoxha”, duke u zvarritur anës murit. Policia është në kërkim të 25-vjeçarit që vrau Holdi Hajdarin. Deri më tani ai nuk është arrestuar dhe dyshohet se fshihet në zonën e Kombinatit.

Artikulli paraprakU MERRTE PARA PË T’U KALUAR KUFIRIN TË HUAJVE, ARRESTOHET
Artikulli tjetërRAMA: NË PS DEPARTAMENT ANTISHPIFJE, PARATË E FITUARA NË GJYQE PËR EDUKIMIN