Shkodër Më datë 12.01.2018, rreth orës 02:00 , është marrë njoftim se në fshatin Zues në Shkodër, është djegur një automjet. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është djegur mjeti tip “BMW” në pronësi të shtetasit G.F. 27 vjeç, banues në fshatis Zues në Shkodër.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, konkretisht shtetasi E.P. 27 vjeç , banues në fshatin Zues në Shkodër i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij. Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Dëmtim prone me zjarr ” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakKOHË EMËRIMESH NË INSTITUCIONET NË SHKODËR
Artikulli tjetër2018-ta, PLAN I RI MASASH NGA POLICIA RRUGORE