Një shqiptar 31-vjeçar ka përfunduar në burg pasi ka rrëmbyer e kërcënuar një të mitur për 35 euro!

Vendimi është marrë nga gjykata e Arezzos pas hetimeve të kryera nga karabinierët e Sansepolcros në korrik, kur një familje me origjinë nga Palermo, banuese prej kohësh në këtë zonë, bëri denoncim për shqiptarin.

Ky i fundit, në shumë raste kishte kërcënuar djalin e vogël të familjes, duke i vënë thikën në fyt, me kërkesën për 35 euro.

Shqiptari ka kërcënuar me thikë edhe familjarët, për t’i frikësuar me qëllim që të heshtnin.

Artikulli paraprakPRESIDENCA SQARON PSE META NUK IU PËRGJIGJ PYETJES NË KOMISIONIN HETIMOR: E SHMANGU ME QËLLIM
Artikulli tjetërDËSHMIA E PRONARIT TURK TË JAHTIT TË BRAKTISUR: BISEDA E FUNDIT QË BËRA ME KAPITENIN TIM