Një 52 vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës, i dyshuar si autor i vënies së eksplozivit në një dyqan mishi me 11 nëntor të 2017. Policia ka arrestuar shtetasin Ymer Hidri, banues në Krujë.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Hidri, më datë 11.11.2017, në Qerekë, Krujë, për motive pronësie dyshohet se ka vendosur një sasi lënde plasëse eksploziv në fabrikën e thertores së mishit në pronësi të shtetasit P.N”. Lënda eksplozive nuk ka shpërthyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv” e mbetur në tentativë dhe” Mbajta pa leje e lëndëve plasëse”.

Artikulli paraprakDHËNDRI U VRAU DY VAJZAT, FAMILJA NË LEZHË HAP DYERT E MORTIT
Artikulli tjetërTENTON TË VRASË ME ARMË TË MITURËN, ARRESTOHET 22-VJEÇARI