I ka vënë flaken një makine në Vlorë dhe është arrestuar nga polica. Në pranga ka rënë një 41 vjeçar i cili i vuri flaken një makine dje ne oren 4 të mengjesit.

Nga forcat e policise eshte arrestuar Shkelqim Hoxha pasi dyshohet se i ka vënë flaken makinës në pronësi të Seit Seitajt.

Ja njoftimi i policisë per ngjarjen:
Policia zbardh ngjarjen e djegies së qëllimshme të një automjeti në orët e para të mëngjezit të datës 03.09.2018 në Vlorë.Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, pas ngjarjes së djeshme ku më datë 03.09.2018, në orën 04:00, në lagjen “24 Maji” u përfshi nga flakët automjeti tip “Toyota” me targa AA 660 RJ në pronësi të shtetasit S.S, menjëherë pas hetimeve të kryera u bë e mundur zbulimi, identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:

– Shkëlqim Hoxha, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet ta ketë kryer këtë vepër penale në mënyrë të qëllimshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPRANGOSET BIZNESMENI QË SHISTE KOKAINË
Artikulli tjetërI BURGOSURI MERRTE LEJE DITORE, KONSUMONTE QESE ME HASHASH