Kryetari i Partisë Demokratike në Librazhd, Bujar Vreto është proceduar penalisht.

Bëhet e ditur se procedimi ndaj Vretos erdhi, pasi disa qytetarë të organizuar nga kryedemokrati u munduan t’i zinin rrugën eskortës së kryeministrit Rama, teksa ky i fundit do të mbante një takim me banorët e Librazhdit.

Pak më parë në një postim në facebook, Vreto shkroi se qytetarët e lirë po thirren në polici dhe po kërcënohen.

Sipas tij këtë urdhër e dha Rama, të cilin e quan edhe drogmen.
Postimi i plotë:

Demokrate dhe qytetare te lire te gjithe para policise se po kercenohen duke u therritur ne polici njerzit e pafajshem!

Drogmeni ka urdheruar policine dhe po kerkohen demokratet dhe qytetaret e lire te paraqiten ne komisariatin e Librazhdit.

Nuk na tremb o i mbaruar…

Artikulli paraprakLAÇ, MAKINA DEL NGA RRUGA; PLAGOSEN DY PERSONA
Artikulli tjetërSHOQEROHET NE POLICI ISH DEPUTETI I PD,LUÇIANO BOÇI