Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik me 4 viktima në autostradën Tiranë­-Durrës, në Sukth.

Tre vajza dhe një djalë kanë mbetur të vdekur në vend, pasi makinat me të cilat udhëtonin janë përplasur me njëra­-tjetrën. Viktima mashkull, sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, ka qenë duke udhëtuar në sens së kundërt në autostradë dhe si pasojë, është përplasur me makinën që vinte përballë dhe ku udhëtonin 3 vajzat, që po njësoj humbën jetën nga përplasja e fortë e mjeteve. Targa e automjetit tip Benz ku udhëtonin 3 vajzat është: AA 694 IL. Sipas policisë makina është në pronësi të shtetases Gerta Sherifi. 23 vjeçe, banuese në Sarandë. Viktima tjetër është I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë, kurse për të tretën ende nuk ka të dhëna. Ndërsa automjeti po tip Benz, që drejtohej nga djali kishte targat AA 979 GV dhe është identifikuar si shtetasi Dashnor Deliallisi, 36­vjeç nga Kruja.

Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS, HUMBIN JETËN 4 TË RINJ
Artikulli tjetërSIRI, HEKURUDHË NËNTOKËSORE PËR TË IKUR NGA ISIS