Sulmi ndaj një oficeri policie dhe partneres së tij nga një person i lidhur me Shtetin Islamik është një akt terrorist. Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve.

“Një akt i tmerrshëm terrorist është kryer dje në Magnanville nga një individ, i cili sulmoi një polic dhe gruan e tij, e cilia ishte gjithashtu zyrtare në stacionin e policisë”, tha Cazeneuve pas mbledhjes së kabinetit qeveritar drejtuar nga Presidenti François Hollande. Personi i armatosur me thikë qëlloi 9 herë oficerin Jean-Baptiste Salvaing, 42 vjeç dhe mori peng gruan dhe djalin e tyre 3 vjeçar në shtëpinë e tyre në Magnanville pranë Parisit, para se të vritej nga policia. Partnerja u gjet e vdekur, kurse fëmija u arrit të shpëtohej. Mediat franceze thonë se sulmuesi kishte qenë i dënuar me tre vite burg në vitin 2013 për përfshirje me grupet xhihadiste pakistaneze dhe përfshirje kriminale me qëllim përgatitjen e akteve terroriste. Ai është identifikuar si Larossi Abballa, 25 vjeç dhe jetonte në afërsi të Mantes-La-Jolie. Dëshmitarët thanë se agresori kishte bërtitur “Allahu akbar” (Zoti është i madh) para se të vriste shefin e policisë, i cili në atë moment nuk ishte në detyrë dhe për rrjedhojë nuk kishte veshur uniformën.Agjencia e Lajmeve e Shtetit Islamik “Amaq” tha se autori i sulmit është luftëtar i tyre. Nëse kjo konfirmohet, ky do të jetë sulmi i parë militant në Francë pas ngjarjeve të nëntorit të klauar që lanë pas 130 viktima. Vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakosnhme, e cila u shty tre herë rresht për shkak të Kampionatit Europian të Futbollit.

Artikulli paraprakMINISTRI GJERMAN: DREJTESIA SA ME PARE
Artikulli tjetërSEKRETARI BELG SËBASHKU ME PREFEKTIN DISKUTOJNË PËR ÇËSHTJEN E AZILKËRKUESVE DHE RIATËDHESIMIN E TYRE