Kristo Ruçi, 35 vjeç, është identifikuar si autori i grabitjes së një banke të nivelit të dytë një ditë më parë në Tepelenë.

I veshur me uniformë ushtarake dhe i armatosur 35-vjeçari mori nën kërcënimin e kallashnikovit rreth 500 mijë lekë në arkat e bankës .

Mësohet se ai ishte person në kërkim nga policia për trafikim kanabisi nga një operacion i policisë në Jergucat të Gjirokastrës. Autori i dyshuar fshihet në fshatin Mamaj ku është lokalizuar përmes sinjalit telefonik por më pas ka humbur gjurmët në luginë.

Në operacionin për arrestimin e tij policia ka angazhuar edhe një helicopter.

Punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë. Autori mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë. Ai ishte në kërkim edhe për trafik droge

Ai ka qenë i vetëm gjatë grabitjes dhe është larguar me një ‘Benz’

Artikulli paraprakVRASJA, KËRKOHET 25 VITE BURG PËR KRISTIAN SHKAMBIN
Artikulli tjetërAKU BLLOKON 41.7 TON BANANE TË PRISHURA, ERDHËN NGA KOSTA RIKA