Pas ditëve me diell pritet të rikthehen sërish reshjet e shiut. Sipas parashikimit të IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) sot do të ketë reshje shiu dhe dëbore.

Sot priten reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, kryesisht në terrenet kodrinore-malore. Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Në zonat më të ulëta të qarkut Kukës në fund të ditës së sotme priten reshje të dobëta dëbore ose dëborë e përzier me shi, kurse në lartësinë mbi 800 m, trashësia e saj mund të arrijë deri në 15 cm.

Ndërsa në qarkun Shkodër në fund të ditës së sotme, reshjet do të jenë në formë dëbore në lartësitë mbi 900 m. Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 18 °C, në vendet e ulëta: 8 / 20 °C dhe në vendet malore: -1 / 14 °C.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT JETOJNË PËR T’U USHQYER, NJË E TRETA E EKONOMISË SHKON PËR BUKË
Artikulli tjetërARRATISJA MË E DËSHTUAR E PARË NDONJËHERË