Ka mjaftuar shprehja se “politikanët në Shqipëri po përballen me sfida të mëdha” për të kuptuar atë që zv presidenti i PPE David Mc Allister donte të përcillte dhe që është e qartë: Politikanët shqiptarë bënë të pamundur arritjen e një marrëveshje dhe duke lënë kështu vetëm një skenar të mundshëm, atë të shkuarjes në zgjedhje pa opozitën.

Po kështu edhe deklarata se do largoheshin shumë herët të mërkurën tregoi qartë se nuk do kishte më negociata mes palëve . Dhe mëngjesin e sotëm dy eurdeputetët kanë lënë herët Aeroportin e Rinasit për të fluturuar drejt Brukselit. Pasi lanë Pallatin e Kongreseve dhe ku u pa qartë se nuk u pranua të paktën nga opozita propozimi i ndërkombëtarëve dy eurodeputetët të shoqëruar nga ambasadorja e BE romana Vlahutin kanë preferuar të darkojnë në një restorant pranë zyrave të BE por edhe pranë vendit ku u zhvilluan negociatat e ndara më herët.

David McAllister që u pa deri në momentin e fundit si njeiru që mund ti bindte palët të arrinin në një marrëveshje me qëndrimin e një njeriu të lodhur nga mostërheqja e negociuesve u mjaftua me një garanci se Shqipërinë ka vende në BE që e mbështesin dhe e duan “Shqipëria është vend i madh me njerëz të mirë. Njoh shumë njerëz që e mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë. Politikanët në Shqipëri po përballen me sfida të mëdha” Pas dështimit të negociatave qarkulluan zëra se kryeminisyri Rama ndodhej në bisedime me ambasadoren e BE por nuk rezultoi kështu. Largimi i dy eruodeputetëve, deklarata e Bashës nga çadra dje vonë tregojnë qartë se palët janë shumë larg një marrëveshje që do ta fuste opozitën në zgjedhje. Mbetet për tu parë cili do të jetë qëndrimi i Ilir Metës pas gjithçkaje nisur nga fakti që ai ka deklaruar më herët se LSI nuk do bëhej pjesë e zgjedhjeve farsë pa opozitën.

Artikulli paraprakPAS DËSHTIMIT TË NEGOCIATAVE ME PD, RAMA NË ZYRËN E METËS
Artikulli tjetër550 VJETORI I ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË