IKMT dhe IMT e bashkisë Shkodër vijojnë prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Shirokës në qytetin e Shkodrës.

Pas prishjes së një objekti në Zogaj tashmë një tjetër restorant është shembur në Shirokë nga fadromat e IKMT.

Dhjetra forca policie ishin në mbështetje të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në këtë aksion për prishjen e këtij objekti. Pronarët e restorantit që u prish kundërshtuan IKMT duke thënë se kjo shembje është e padrejtë pasi i janë drejtuar gjykatës dhe se njoftimi për prishjen i ka mbërritur shumë vonë.

Në Shkodër në total janë 48 objekte për t’u prishur nga IKMT të cilat cilësohen si ndërtime pa leje. Në Shirokë kanë qenë 8 në total dhe kanë mbetur edhe 6 të tjera për t’u shembur, 7 janë në zonën turistike të Thethit dhe të tjerat në plazhin e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës.

Në këtë mënyrë aksioni i IKMT do të vijojë edhe në ditët e ardhshme për prishjen e këtyre ndërtimeve pa leje në Shirokë, Zogaj, Velipojë, Theth dhe qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakRAMA NË BRUKSEL PËR FORUMIN “GLOBAL GATEWAY”, TAKIM ME KOMISIONERIN E BE VARHELYI
Artikulli tjetërKURTI PARA TAKIMIT NË BRUKSEL: S’KA DIALOG PA U SANKSIONUAR SERBIA