Një 26 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, një prej themeltarëve të saj Ilir Kaduku thotë se gjithçka nisi nga Shkodra që më pas kulmoi në qytet Studenti.

Kaduku sot pas 26 vitesh ende ka dyshime se kush ishte lideri ndërsa tregon edhe personat e implikuar teksa një prej tyre sipas tij është Blendi Gonxhe. Për Kadukun, asokohe pedagog në fakultetin ekonomik në Tiranë, Edi Rama kërkoi gjakderdhje për komunistët. Ka dyshime edhe për zgjedhjet pas rrëzimit të komunizmit sepse nga 17 deputetët e parë të Shkodrës sipas Kadukut 16 prej tyre janë me dosje t ëish-sigurimit. Në 26 vite është abuzuar me demokracinë dhe nuk janë pasuruar shqiptarët. Ilir Kaduku nuk pranoi që të përfshihet në strukturat drejtuese të partisë demokratike por që atëherë me krijimin e PD dhe ende sot vijon që të jetë pedagog në universitet duke mënjanuar klasën politike që nuk përmbushi ëndrrat e mijëra vetëve.

Artikulli paraprak“KRISHTLINDJE NË QYTETIN TIM”, NË FAMULLINË SHKODËR
Artikulli tjetërAKU KONTROLLE PËR MISHIN, VENDOS 170 GJOBA: MOS BLINI ASGJË PA ETIKETË