Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka braktisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pasi anëtarët i rrëzuan kërkesën për të përfshirë në rend dite analizën për humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017-ës.

Imami ka thënë për mediat se mbledhja është fiktive, përsa kohë po diskutohet vetëm një draft.Nuk është një ditë e bukur kjo për PD-në. Mbledhja është fiktive, përsa kohë po diskutohet vetëm një draft.

Mësohet se Imami është shprehur kundër kalimit nen për nen të statutit të ri dhe më pas është larguar nga salla. Por ky propozim u rrëzua. Gjithashtu, u rrëzua edhe propozimi për analizën e zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka lënë mbledhjen, duke akuzuar Lulzim Bashën se po imponon një statut që e bën atë të përjetshëm. Kulluri tha se Këshilli Kombëtar rrëzoi të gjitha propozimet alternative për statutin e PD.

“Kërkuam të hidhen në votim të dy statutet. Për pesë orë, ajo trupë atje nuk është në gjendje të gjykojë. Kryetari nuk po e kupton që këtu nuk diskutohet personi, por diskutohet PD-ja. Drafti i Bashës e atë të përjetshëm. Mbledhja do të vijojë me imponimin e kryetarit të PD. Prandaj, kjo mbledhje është e kotë dhe pa kuptim.

Nuk u mor parasysh diskutimi për të pasur analizë të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Askush nuk mban përgjegjësi për zgjedhjet e kaluar, z.Basha nuk do që të ndajë pushtet. Një shumicë në atë sallë që duartroket kryetarin s’është normale, sepse ne jemi për të diskutuar statutin aty.

Përfundimi i kësaj mbledhje të sotme është të vazhdojë nga humbja në humbje.Gjatë një deklarate për medien, Valbona Mezini, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, foli lidhur me propozimet që u ngritën në mbledhjen e këtij këshilli, ku theksoi se kryetari i Partisë Demokratike rrëzoi sot kritikët.

Artikulli paraprakSTATUTI I PD NUK PARASHIKON DORËHEQJE TË KRYETARIT NË RAST HUMBJE TË ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetërREKOMANDIMI PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE, 5 KOMUNITETET FETARE MESAZH PËR EDI RAMËN