Është mbyllur java e 20-të e Seria A italiane, ku nuk kanë munguar as rezultatet befasuese. Në “San Siro” Milani, që pavarësisht se ka dominuar në çdo aspekt Crotonen e mbrojtësit kuqezi Arlind Ajeti, ka arritur një fitore minimale 1 me 0. Një tre pikësh që ka ardhur në momentin e duhur për skuadrën e Gennaro Gattuso.

Ishte mbrojtësi i transferuar këtë verë të kuqezijtë Leonardo Bonuci që i siguroi fitoren Milanit që nuk fitonte pre 3 takimesh.

Fitore me përmbysje ka arritur Benevento e Memushaj e Djimsiti, me dy lojtarët e kombëtares shqiptare që ishin pjesë e triumfit 3 me 2 kundër Sampdoria-s.

Fillimisht ishte Caprari që kaloi në avantazh miqtë në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, 2 golat e Coda e Brignola zhvlerësuan avantazhin e Sampdorias, ndërsa rrjeta e Koënacki shërbeu sa për statistikë. Spektakël midis Spal e Lacio në Ferrara, me kryeqytetasit që iu falën formës fantastike të Immobile për të mundur thellë 5 me 2 skuadrën që këtë vit u ngjit në Seria A.

Sulmuesi italian ia arriti të gjej plot 4 herë rrjetën e portierit Gomis, gola që e ngjisin në krye të golashënuesve të Seria, me 20 gola në po kaq javë kampionat.

Momentalisht Seria A kryesohet nga Napoli që fitoi pastër 2 me 0 kundër Hellas Verona.

Artikulli paraprakVASILI: PA VOTAT TONA PAKETA E DREJTËSISË NUK DO MIRATOHEJ
Artikulli tjetërIRANI GODITET NGA NJË TËRMET 5.1 BALLË