Kompleksi më i ri Exalco në rrugën Shkodër-Bushat ka hapur dyert për të gjithë klientët e saj.

Një kompleks modern i cili ofron një sërë shërbimesh që nga dhomat e hotelit, pishana, bar restorant e deri tek këndi i lojërave për fëmijë.

Sipërmarrësi i këtij investimi të rëndësishëm në rrugën nacionale në Bushat Fran Podja falenderoi të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij projekti serioz.

Sipërmarrësi Podja tregon se edhe pse një kompani e re në Shqipëri arriti që të kthehet në lider për zonën e veriut.

Kompleksi Exalco që nisi rrugëtimin dy vite më parë i ndryshon imazhin zonës së Bushatit të bashkisë Vau Dejës por është edhe një vlerë e shtuar për Shkodrën duke patur në afërsi një tjetër mjedis modern.

Artikulli paraprakLEZHË, FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE GËZOJNË
Artikulli tjetër84 VJEÇARI BËN 8 KM RRUGË PËR NJË GAZETË