Tirana dhe Partizani përballen sot në stadiumin Selman Stërmasi të kryeqytetit. Interesi për këtë sfidë ka qenë jashtëzakonisht i lartë duke ditur se të gjitha biletat u shitën vetëm katër orë para se ky derbi të fillojë.

Ndërkohë dyert për tifozët u hapën që në orën 17:00 në mënyrë që Policia të anashkalojë radhët e gjata për të hyrë në stadium.

Janë shitur 8089 bileta, nga të cilat 1818 mijë i përkasin ekipit ”mik” Partizanit, dhe pjesa tjetër 6271 mijë vendasve të Tiranës.

Vlen për t’u përmendur fakti se pas shumë kohësh në këtë derbi, Tirana përballet ndaj Partizanit duke qenë më lart në renditje se të kuqtë, edhe pse bardheblutë kanë 5 vite që nuk fitojnë ndaj rivalëve të tyre të përjetshëm, saktësisht nga 10 shkurti i 2014.

Por nuk mbetet me kaq. Para ndeshjes tifozat e KF Partizanit, të njohur Ultras Guerrils kanë mbushur rrugët e kryeqytetit për të marshuar drejt stadiumit Selman Stërmasi.

Ndërkohë KF Tirana bën apel në faqen e tyre zyrtare se sendet e forta, shishet plastike, xhestet antisportive dhe çdo veprim tjeter që dëmton skuadrën, klubin dhe tifozët e Tiranës, nuk duhet të shfaqet sot në stadium.

Entuziazmi ia ka lënë vendin sharjeve dhe tensioneve mes dy tifozerive. Mes tifozave të Tiranës dhe Partizanit janë përleshur në fushë, në zonën mbrapa portave duke hedhur sende të forta dhe flakadane, por nuk ka patur asnjë të plagosur apo të lënduar.

Ndërkohë policët privatë të cilët ndodheshin brenda stadiumit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe pse mësohet se e kanë patur të vështirë. Pas disa çastesh situata është qetësuar dhe pritet të fillojë ndeshja.

Tifozat e Partizanit kanë filluar spektaklin para ndeshjes në Selman Stërmasi. Ultras Guerrils kanë marshuar drejt stadiumit duke kënduar në grup si dhe duke bllokuar një nga rrugët e kryeqytetit.

Artikulli paraprakGJENDEN MBETJE MIKROPLASTIKE NË GJALLESAT E DETIT MESDHE
Artikulli tjetërPËRGJAKET DERBI, PËRLESHJE MES TIFOZËVE TË TIRANËS DHE PARTIZANIT, DISA TË LËNDUAR