Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me gjimnazistët ekselentë kur ndodhi një incident.

Ndërsa Rama po fliste për arsimin e lartë dhe reformat, një grup prej aktivistëve të Lëvizjes së Universitetit kanë ndërhyrë duke akuzuar Ramën se po i zhvat studentët.

Në videon e postuar nga kjo lëvizje vajza duket që tërhiqet nga truprojet për të dalë nga salla ku mbahet takimi.

Gjithashtu aty shkruhet se ata shpalosën banderolën: “Boll i zhvatët studentët”, por “kjo u shqye nga disa prej shoqëruesve të Ramës të cilët e nxorrën studenten me forcë jashtë sallës së konferencës, në praninë e heshtur të drejtuesve të universitetit publik.

“Mos më prek, mos më prek”, dëgjohet t’u thotë studentja njerëzve të Ramës.
“Me siguri ngelëse”… tha kryeministri për studenten e cila i ndërpreu konferencën.”

Artikulli paraprakÇUKO E NDOKA NË PËRGJIMET E DROGËS, ISH-DREJTORI I BURGJEVE MORI NJË MAKINË LUKSOZE SI RRYSHFET
Artikulli tjetërESHTË RRITUR KONSUMI I PIJEVE ENERGJIKE, KUR PARASHIKOHEN GJOBA