Ashtu siç ishte paralajmëruar nga ministri i Financave Arben Ahmetaj ka nisur sot aksioni kundër informalitetit në biznese.

Në Tiranë dhe në të gjithë vendin janë riaktivizuar grupet e punës, ndërsa synohet që të mbushen boshllëqe në arkën e shtetit. Vetëm në Shkodër mësohet ,se janë ndërtuar 10 grupe të hetimit tatimor, ndërsa derimë tani raportohet të kenë kontrolluar rreth 100 biznese kryesisht për kuponin tatimor.

Burime pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor, bëjne me dije se gjatë kontrolleve të ushtrara gjatë kësaj të hëne janë vensosur disa gjoba ndaj bizneseve kryeisht për mall të padeklaruar por edhe mos përdorimin e kuponit tatimor . Megjithate ashtu si ne dy aksionet e meparshme kjo formë e aksionit është e kontestuar mjaft nga bizneset.

Atyre ju duhet të jetojnë me frikën e të të bërit biznes. Edhe pak muaj më parë i njëjti aksion edhe pse u shtri në të gjithë vendin nuk dha rezultatet që priteshin. Ka pasur dhe akuza që ka pasur biznese të favorizuara, sidomos sa i përket bizneseve më të mëdhenj.

Artikulli paraprakDONALD LU: 4 KLANE KRIMINALE KONTROLLOJNË SHQIPËRINË
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR, “BASHKIA MË TRANSPARENTE 2017”