Myftiu i Tiranës Ylli Gurra është i pari i cili ka kontribuar për ndërtimin e muzeut françeskan të kulturës. I pranishëm në ceremoninë zyrtare të prezantimit të kësaj projekt ideje në kishën françeskane në Shkodër myftiu i Tiranës është i pari i cili jep kontributin e tij modest për ndërtimin e muzeut françeskan të kulturës

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra tha se kontributi i tij është një gur dëshmie në nderim të etërve françeskan të cilët moto të tyre kishin “Për Fe dhe Atdhe”.

Projekti i muzeut françeskan të kulturës u prezantua në praninë e një sërë personalitetesh dhe tashmë ajo që pritet është kontributi financiar i të gjithëve për ta ndërtuar sa më shpejt të jetë e mundur.

Artikulli paraprakSHKODËR, KATËR ARTISTË SJELLIN EKSPOZITËN
Artikulli tjetërVOLEJ FEMRA, PARTIZANI ELEMINON VLLAZNINË