Era e ndryshimeve në drejtoritë e Shkodrës ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur rrugëtimin.

Ditët e fundit ka patur një ndryshim që pritet që të pasohet edhe me të tjerë në vijimësi. Institucioni i cili ka ndryshim në drejtim është Inspektoriati i Shëndetësisë në Shkodër. Nga sa mësohet prej pak ditësh në inspektoriati i shëndetësisë nuk do të drejtohet më nga Zamir Llazani. Në vend të Llazanit kryeinspektori i përgjithshëm ka emëruar një tjetër emër. Bëhet fjalë për Denis Malevin. Është një ndryshim që është bërë brenda familljes socialiste të Shkodrës. Ish-kryeinspektori Llazani erdhi nga radhët e PS në atë post ndërkohë që edhe Malevi vjen nga radhët e partisë socialiste të Shkodrës. Ka mbajtur postin e koordinatorit të organizatave të PS për pjesën e qytetit dhe tashmë emërohet në këtë detyrë të re. Ndryshimi i Llazanit me Malevin nuk është i vetmi. Nuk ka shumë kohë kur Inspektoriati i Shëndetësisë në Shkodër u vu në shënjestër në fillim të këtij viti për rezultate jo shumë të mira në punë bashkë me degën e Lezhës. Edhe pse në këto muaj pati ndryshime drastike duke rritur ndjeshëm numrin e gjobave kryesisht për ata subjekte që shkelën ligjin anti-duhan, ish-kryeinspektori Llazani nuk i ka shpëtuar largimit nga puna dhe zëvendësimit të tij me kryeinspektorin e ri Denis Malevi. Në ditët në vijim pritet që në disa prej drejtorive apo inspektoriateve të tjera të ketë të tjera ndryshime në postet drejtuese. Një pjesë e mirë të cilët kanë 2 vite e gjysëm në drejtim por nuk kanë arritur rezultate, kjo edhe nga ankesat e përditshme të qytetarëve në mosofrimin në mënyrë të duhur të shërbimeve, do të bëjë që të largohen për t’i lënë vendin drejtuesve të rinj. Shpesh herë, sidomos për Shkodrën me gjuhë të ashpër ka qenë edhe vetë kryeministri Rama apo edhe i deleguari i PS në Shkodër Ditmir Bushati. Herën e fundit kur ishte në Shkodër, Rama zhvilloi veçmas një takim me dy koordinatorët e PS Agim Shimaj dhe Martin Cubi jo vetëm duk i lënë dorë të lirë por edhe për të përgatitur erën e ndryshimeve në disa prej drejtorive ku puna çalon prej kohësh.

Artikulli paraprakTUKAJ: QYTETARËT ARSYE TË FORTA PËR TË PROTESTUAR ME 1 MAJ
Artikulli tjetërDAJÇ, BIMËT DEKORATIVE TREG NË VENDET E RAJONIT