Aksesi në internet I fëmijëve që në moshë të vogël është ndër fenomenet që ka zënë rrënjë në shoqërinë tonë por jo vetëm. Psikologia Antonjeta Pero bën të ditur se përdorimi I parakohshëm I paisjeve teknologjike sjell pasoja të shumta fizike dhe mendore ndërsa tregon se varësia që kanë fituar fëmijët nga lundrimi në internet I ka bërë ata të shkëputen nga prindërit.

Paisja e fëmijëve me telefona apo kompjuter nuk duhet të konceptohet si një trend nga prindërit thotë psikologia.

Pero sugjeron që fëmijët të mos qëndrojnë më shumë se 60-90 minuta përpara kompjuterit apo telefonave.

Marrëdhënia prind-fëmijë është ajo që ushqen zhvillimin fizik, emocional dhe shoqëror të fëmijës. Ndaj psikologia Antonjeta Pero këshillon prindërit të tregohen të kujdesshëm gjatë kohës kur fëmijët lundrojnë në internet pasi çdo material, aplikacion apo videolojë mund t’I bëjë fëmijët të krijojë varësi duke shkaktuar më pas një sërë efektesh anësore.

Artikulli paraprakINCIDENTET E FUNDIT, LLESHAJ: PUNONJËSIT E POLICISË NË MOSHË TË THYER DO KALOJNË ROJE NË SHKOLLA
Artikulli tjetërGOLEM, BANORËT: RREZIKOHEMI NGA RRJETI ELEKTRIK