Interpol Tirana ekstradon nga Athina një shtetas shqiptar të dënuar për vrasje.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Perikli MARKU, 53 vjeç, lindur në Shkodër. Shtetasi Perikli MARKU, është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin penal nr.39 datë 20.05.2002 për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal Shqiptar

, dhe Gjykata e Lartë e ka dënuar me 16 vjet dhe 8 muaj në burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”; dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 79 dhe 278 të Kodit Penal Shqiptar. Më datë 06.10.2000, rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Lagjia e Spitalit – Lezhë, i pandehuri ka vrarë me armë zjarri (automatik) shtetasit B. A dhe B. Z. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij. Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, I PAQËNDRUESHËM DHE ME SHI
Artikulli tjetërPS-LSI LETËR KQZ-SË PËR SHTYRJEN E AFATIT TË REGJISTRIMIT TË KOALICIONEVE